DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dukagjin Gorani paralajmëron përplasje me BE-në për ligjin e Speciales

13 Tetor 2026
A A
Dukagjin Gorani: Kurti nuk mund të zhvishet nga përgjegjësia, është shefi i vendit
Share on Facebook

Analisti politik Dukagjin Gorani, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka folur për kritikat e Bashkimit Evropian lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se Kosova po shkon drejt një përplasjeje me BE-në.

Sipas Goranit, tashmë mbetet të shihet se çfarë forme do të marrë kjo përplasje, pasi një konfrontim me Bashkimin Evropian i duket i vështirë për t’u shmangur.

Ai ka theksuar se do të ishte më mirë që kjo përballje të zhvillohej kryesisht në rrafshin politik dhe diplomatik, përmes diskutimeve që do t’i mundësonin Kosovës t’i paraqiste argumentet e saj dhe të përpiqej ta bindte BE-në për domosdoshmërinë e ndërmarrjes së një veprimi politik lidhur me çështjen.

“Mirë kishte me qenë që konfrontimi me qenë sa më shumë në fushën politike edhe që diskutimi të zhvillohet për me bindë BE-në që duhet Kosova me ndërmarrë veprim politik, për me i dhënë formë një interpretimi juridik”, ka deklaruar Gorani.

Sipas tij, zhvillimi i një diskutimi kuptimplotë në rrafshin politik dhe diplomatik do t’i krijonte Kosovës më shumë mundësi për t’i argumentuar qëndrimet e saj.

Në anën tjetër, Gorani ka shprehur shqetësimin se nëse çështja kalon kryesisht në rrafshin juridik, përballja mund të bëhet më e vështirë për Kosovën.

Ai ka vlerësuar se në një proces të tillë, gjykata do të mbronte qëndrimin e saj, ndërsa ekspertët e Bashkimit Evropian do të përpiqeshin t’i argumentonin pikëpamjet e kundërta.

Sipas Goranit, kjo do ta kthente çështjen në një betejë juridike të vështirë, ku Kosova do ta kishte më të vështirë të arrinte rezultatin e synuar.

Deklaratat e analistit vijnë në kohën kur po zhvillohet debat për ligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara në Hagë dhe për raportin e Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 018)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com