DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dukagjin Gorani: Shoqëria jonë ka humbur rrugën edhe moralisht, kultura e fajësimit është bërë “valutë politike”

23 Prill 2026
A A
Dukagjin Gorani: Shoqëria jonë ka humbur rrugën edhe moralisht, kultura e fajësimit është bërë “valutë politike”
Share on Facebook

Analisti politik Dukagjin Gorani ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e përgjithshme të shoqërisë në Kosovë, duke theksuar një degradim në disa dimensione kyçe.

Në një deklaratë për DTV Media, Gorani tha se nuk e kishte imagjinuar as para 10, 20 apo 30 vitesh që shoqëria do të humbte rrugën në aspektin politik, ekonomik dhe kulturor.

Sipas tij, më shqetësuese është humbja e orientimit moral, duke shtuar se shoqëria po shndërrohet në një komunitet me standarde më të ulëta etike.

“Jemi duke u bërë njerëz më të këqij dhe po krijojmë një zakon që, për shkak të mosdijes sonë, gjithmonë të fajësojmë dikë tjetër,” theksoi ai.

Gorani kritikoi ashpër edhe kulturën e fajësimit, duke thënë se mungon përgjegjësia individuale dhe kolektive, pasi askush nuk pranon fajin e vet. Sipas tij, kjo qasje është shndërruar në një mjet të zakonshëm politik, duke e quajtur atë “valutë politike” që përdoret për të shmangur përgjegjësinë dhe për të manipuluar opinionin publik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 723)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (307)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com