DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Duncan pyetet për Xhavit Halitin: Kemi hyrë në një zonë të ndjeshme, ky person kishte interes të veçantë për ne

23 Shtator 2025
A A
Duncan pyetet për Xhavit Halitin: Kemi hyrë në një zonë të ndjeshme, ky person kishte interes të veçantë për ne
Share on Facebook

Ish-këshilltari i Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan është duke vazhduar deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë.

Gjatë ditës së sotme atij i janë parashtruar pyetje për figura të ndryshme të luftës në Kosovë.

Duncan është pyetur edhe për ish-deputetin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.

Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncan u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.

Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncan fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.

“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncan.

-Pjesë nga deklarimi-Nëse mund të kalojmë tani te një pamje… Ky zotëria me këmishë me vija blu e zezë, kush është ai?

Kemi hyrë në një zonë të ndjeshme..

Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai.

Dëshmitar, a do të ndihmonte të kalonim në seancë private që t’u bëj këtë pyetje?

Dyshoj.

Dëshmitar, dje po flisnit për Xhavit Halitin. Ky është Xhavit Haliti, apo jo?

Ai nuk është zotëria që mua më është thënë se ishte Xhavit Haliti, i cili ishte në takimin në Tiranë.

Pas kësaj, dëshmitari kërkoi që seanca të kalojë në sesion privat për të treguar më shumë rreth Halitit.

Përpos kësaj, Duncan iu paraqit sërish një fotografi e Xhavit Halitit, ku përshkruhet si njeriu me këmishë kaltër e zi, e ku pyetej se pse disa kishin ndërruar rrobat e disa të tjerë jo.

Duncan deklaroi se ishte zonë lufte dhe se nuk kishin shkuar në hotel me pesë yje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 569)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 011)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com