DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

10 Janar 2026
A A
Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve që kanë pasuar.

Ai ka deklaruar se jo të gjitha rrugët janë të zhbllokuara.

“Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji dhe rrëshqitje dheu në disa segmente rrugore. Ne kemi reaguar me të gjitha kapacitetet për të eliminuar çdo pengesë, me qëllim që qarkullimi të zhvillohet sa më normalisht”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

“Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike. Pas reshjeve të shiut kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat gjatë natës pritet të jenë nën zero, çka mund të shkaktojë ngrica në rrugë”, ka shkruar ai.

Durmishi tha se janë angazhuar që t’i pastrojnë të gjitha rrugët të cilat i kanë për detyrë.

“Ekipet tona janë të angazhuara në pastrimin e të gjitha rrugëve që janë në kompetencën tone. Po ashtu, shprehim gatishmëri të plotë për të ndihmuar edhe institucionet lokale, kudo që paraqitet nevoja. Nga qytetarët kërkojmë të vozisin me kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve të rrugës”, ka përfunduar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 548)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 610)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com