DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë kuvendit

10 Qershor 2026
A A
Kush janë deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Share on Facebook

Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani, aktualisht ndodhen jashtë zonës së mandateve, bazuar në rezultatet e deritashme të numërimit të votave.

Me mbi 62% të votave të numëruara në nivel vendi, Xhavit Haliti ka siguruar 10,617 vota, duke u renditur në vendin e 24-të në listën e kandidatëve të PDK-së. Ndërkohë, Nait Hasani ka grumbulluar 8,719 vota, çka e pozicionon në vendin e 31-të.

Aktualisht, PDK-ja projektohet të ketë 24 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, situata mbetet e hapur pasi ende nuk janë numëruar të gjitha votat, përfshirë ato të diasporës, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

Njohës të proceseve zgjedhore vlerësojnë se me përfshirjen e votave nga diaspora, PDK-ja mund të humbasë një ose edhe dy mandate, gjë që do ta vështirësonte edhe më shumë mundësinë e rikthimit të Halitit dhe Hasanit në kuvend.

Përderisa numërimi vazhdon, mbetet të shihet nëse dy veteranët e politikës dhe të luftës do të arrijnë të përmbysin diferencën ose nëse legjislatura e ardhshme do të jetë pa dy nga figurat më jetëgjata të PDK-së në parlament.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 629)
  • Opinione (44)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (330)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com