Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë gjatë ditës së sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Lajmi është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka dhënë detaje edhe për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Sipas tij, ata janë jashtë rrezikut për jetën. “Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.
Ai shtoi se rasti është duke u hetuar, ndërsa vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve.
Insajderi mëson se personat e lënduar janë familjarë mes vete.
