DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dy milionë euro për fluturimet e mërgimtarëve, Hamza: Paraja publike po përdoret për blerje të votës

27 Maj 2026
A A
Dy milionë euro për fluturimet e mërgimtarëve, Hamza: Paraja publike po përdoret për blerje të votës
Share on Facebook

Mbrëmë, qeveria në detyrë e Kosovës, njoftoi se ka “ndarë mjete buxhetore në shumë prej dy milionë euro, për zbatimin e Masës 4.5 ‘Mbështetja e Mërgatës’ të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”.

Duke u përballur me reagime të mëdha nga shoqëria civile dhe partitë që ishin në opozitë, reagoi edhe vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se ky vendim u mor për mërgatën që të mund t’i bëjë pushimet verore në Kosovë, shkaku i shtrenjtimit të kerozinës.

E Bedri Hamza, kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit, në DPT te Fidani në Klan Kosova, tha se buxheti i shtetit, nga LVV-ja po përdoret për blerje votash.

“Inflacioni është vetëm një element. Nëse e shikon shpenzimin e buxhetit, thënë të drejtën, buxheti është duke u abuzuar e duke u përdorur edhe për blerje të votës. Po, po, paraja publike është duke u përdorur për blerje të votës”, tha Hamza.

Ai shtoi se ekonomia të zhvillohet, vendi duhet të zhvillojë kapacitete të reja energjetike sepse aty aktivizohet ekonomia.

“Me paratë që janë shpenzuar për 5 vjetët e fundit, kemi mundur ta bëjmë një termoelektranë të mirë, edhe me financim të jashtëm, edhe me sektor privat, veç u deshtë me ditë dhe me dashtë. Ne kemi refuzuar termoelektranën, e kemi refuzuar atë të gazit, nuk kemi kapacitete të reja energjetike”, deklaroi kreu i PDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 351)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com