Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht nga dy persona të paidentifikuar në banesën e saj në lagjen “Xhabije” të Shkodrës.
Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:20, kur dy persona kanë hyrë në banesën e 23-vjeçares me inicialet O.N. dhe e kanë dhunuar.
Pas incidentit, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
“Rreth orës 22:20, në lagjen ‘Xhabije’, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O.N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
