DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dy të rinj gjenden të vdekur në Greqi brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

14 Korrik 2026
A A
Dy të rinj gjenden të vdekur në Greqi brenda makinës në parking, shkak kondicioneri
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Pireut në Athinë, ku një vajzë 27 vjeçe dhe një djalë 28 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një makine të parkuar në garazhin e banesës.

Sipas autoriteteve greke, të rinjtë u gjetën nga babai i 28-vjeçarit, i cili njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërriti ambulanca, por të rinjtë ishin pa shenja jetë.

Raporti paraprak i mjekut ligjor nuk ka evidentuar shenja dhune në trupat e viktimave.

Hetimet po përqendrohen te mundësia e një helmimi nga gazrat e motorit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se kishte motorin dhe sistemin e kondicionimit të ndezur, ndërsa garazhi ishte i mbyllur. Në këto kushte, ekspertët po shqyrtojnë pistën se gazrat e shkarkimit mund të kenë depërtuar në kabinën e automjetit përmes sistemit të ajrimit, duke bërë që dy të rinjtë të humbnin ndjenjat.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia mjeko-ligjore, ndërsa Policia greke vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 739)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (389)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com