Gjatë vikendit të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.
Këtë e ka bërë të ditur QKUK përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke bërë të dituse se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar:
202 pacientë në Reanimim;
280 pacientë në Emergjencën Internistike;
192 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
194 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.
Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 1 rast nga armët e ftohta, 3 raste të intoksikimeve (helmime), 8 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes (exitus).
