DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dy vrasje brenda 5 ditëve në Kosovë

21 Mars 2026
A A
Pejani thyen derën e banesës së një gruaje dhe tenton t’i vërë flakën, arrestohet nga policia
Share on Facebook

Sot Kosova u trondit nga një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës.

Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës

Ai fillimisht u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

I dyshuar për të shtënat është vëllai i viktimës.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, deklaroi ai.

Teksa edhe Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detajet e tjera lidhur me rastin në fjalë.

“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetë një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda”, ka thënë Nikçi për Klanin.

“Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion”.

“Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”.

E para 5 ditësh në mëngjesin e 16 marsit Nexhdet Zymberaj dyshohet se vrau Rasim Binakajn dhe plagosi një tjetër në Gjakovë.

Policia dhe Prokuroria njoftuan më pas se kishin identifikuar dhe ishin në kërkim të dorasit të dyshuar.

Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në drejtorinë rajonale të Policisë në Gjakovë tha se i dyshuari është vetëdorëzuar në orët e mbrëmjes të së hënës në Policinë e Gjakovës.

Nga Policia thanë se vrasja ndodhi pas një konflikti, kur mbeti i plagosur me armë zjarri edhe një person tjetër.

Gjatë asaj dite, zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, tha se në orën 05:30 të 16 marsit mori informacion se dy persona të moshës madhore ishin qëlluar me armë zjarri.

Sipas Elezajt, njëri nga ta kishte vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.

“Atë që mund ta ndajmë tash është se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit, po ashtu është gjetur edhe një armë e ftohtë. Kjo është e gjitha që mund të ndajmë me publikun aktualisht”, kishte deklaruar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj gjatë një konference për media.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Shtetit ka iniciuar rast për veprën penale vrasje e rëndë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 002)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com