DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dyshohet për nxitje të përçarjes fetare në Podujevë – kisha ortodokse në Rakinicë mbyllet me dry

21 Maj 2025
A A
Dyshohet për nxitje të përçarjes fetare në Podujevë – kisha ortodokse në Rakinicë mbyllet me dry
Share on Facebook

Një rast delikat me prapavijë fetare është hapur sot në Podujevë, pas një veprimi të pazakontë që ka ndodhur në kishën ortodokse të fshatit Rakinicë, e cila rezulton të jetë mbyllur me dry nga persona të paidentifikuar.

Burimet bëjnë me dije se njësia policore që ka vizituar sot objektin fetar, ka konstatuar se në derën hyrëse është vendosur një dry, ndonëse vetëm një muaj më parë, më 9 prill, në të njëjtin vend nuk ishte raportuar asnjë parregullsi.

Sipas dyshimeve fillestare, ky dry është vendosur një ditë më parë nga klerikë serbë, të cilët kishin qenë për vizitë në kishë dhe më pas ishin paraqitur në stacionin policor të Podujevës, ku kishin deponuar kallëzim penal ndaj një kleriku shqiptar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa janë njoftuar edhe njësitë hetimore rajonale.

Ky veprim, që ngre dyshime për tendencë provokimi në baza fetare, po trajtohet me seriozitet nga autoritetet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 776)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com