Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 20:14. Viktima është vajza e të dyshuarit, ndërsa detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
“Prishtinë 17.07.2026 – 20:14. Është raportuar se babai e ka sulmuar viktimën (vajzën). I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
