DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E mërkura e zezë në Kosovë: Tre persona humbën jetën në aksidente trafiku, një polic u godit gjatë detyrës

3 Shtator 2026
A A
Dy të vdekur në Obiliq pas aksidentit ku motoçikleta goditi këmbësorin
Share on Facebook

E mërkura e 2 shtatorit ishte një nga ditët më të rënda në Kosovë sa i përket aksidenteve me fatalitet, pasi tre persona humbën jetën në tri raste tragjike.

Dy nga aksidentet me fatalitet ndodhën të mërkurën në rajonin e Prishtinës.

Në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Çagllavicë, rreth orës 15:35, një këmbësor u godit nga një veturë. I lënduari u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa vozitësi i dyshuar u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Një tjetër aksident me fatalitet ndodhi në fshatin Llukar të Prishtinës, pak pas orës 20:00.

Sipas Policisë, në aksident u përfshinë një veturë dhe një motoçikletë. Drejtuesi i motoçikletës pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, ku më pas u konstatua vdekja e tij.

Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Ndërkohë, më 2 shtator ka vdekur edhe një person i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë, pas një aksidenti të ndodhur më 5 gusht.

Viktima ishte goditur nga një veturë dhe që nga dita e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.

Një tjetër rast, i rrallë për nga mënyra se si ndodhi, por që përfundoi vetëm me lëndime, u shënua në Mitrovicë, ku viktimë ishte një zyrtar policor.

Polici pësoi vetëm lëndime të lehta pasi u godit nga një automjet në lëvizje, derisa po rregullonte trafikun në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Sipas Policisë, vozitësi u largua nga vendi i ngjarjes me veturë dhe ende nuk është identifikuar.

Zyrtari policor, pas trajtimit mjekësor, është liruar.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com