DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E rëndë në Lipjan: 60-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij – trupi dërgohet për obduksion

14 Gusht 2026
A A
Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Fushë-Kosovë
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Lipjan, ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Afrim Jashanica, 60 vjeçari.

Rasti është raportuar më 13 gusht, rreth orës 20:50, pasi Policia ka pranuar informatën se një person dyshohej se kishte ndërruar jetë në një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Njësitet policore dhe ekipi i Emergjencës në Lipjan kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e 60-vjeçarit.

Sinjali mëson se lidhur me rrethanat e rastit është intervistuar B.J. (1971), i cili ka deklaruar se viktima kishte pasur probleme shëndetësore dhe disa ndërhyrje në zemër. Sipas deklarimit të tij, ai beson se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Megjithatë, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar përfundimisht. Për rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim mbi vdekjen”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili ka tërhequr trupin e pajetë për ta dërguar në obduksion.

Hetimet pritet të sqarojnë përfundimisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com