Një person i moshës 60 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhur mesditën e sotme në fshatin Koshare të Ferizajt.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ndërkohë, sot, në orët e para të mëngjesit si pasojë e një vetaksidenti në Dollc të Klinës ka humbur jetën edhe një 40-vjeçar, si dhe mbetën të lënduar katër persona të tjerë.
