DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Edhe një biznes e fitoi rastin në Komerciale kundër ZRRE-së për tregun e lirë të energjië

27 Qershor 2025
A A
Edhe sot komentet dhe sugjerimet për shtrenjtimin e rrymës
Share on Facebook

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se edhe një biznes tjetër ka fituar rastin në Gjykatën Komerciale kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në lidhje me vendimin për daljen e detyrueshme të konsumatorëve në tregun e lirë të energjisë.

Ky është aktgjykimi i tretë radhazi që shkon në favor të bizneseve, duke e vërtetuar edhe një herë qëndrimin e tyre për padrejtësitë që u janë bërë nga vendimet e ZRrE-së.

“Tani ekzistojnë prova të mjaftueshme që dëshmojnë se ZRrE duhet të reflektojë. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të njoftimit për tregun e lirë, përpara se të shkaktohen dëme edhe më të mëdha për biznesin,” thuhet në reagimin e OEK.

Sipas OEK, ky vendim i tretë vetëm sa e forcon të drejtën e bizneseve të Kosovës, e cila është vërtetuar që në vendimin e parë të gjykatës. Megjithatë, ndërkohë disa biznese vazhdojnë të preken nga ky njoftim, pa pasur një vendim të veçantë nga gjykata.

“Kjo po krijon një pabarazi të rrezikshme në treg dhe po ndikon drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e bizneseve”, thekson Oda.

Për këtë arsye, Oda Ekonomike i inkurajon të gjitha bizneset e prekura që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Në ndihmë të tyre, OEK ka themeluar një ekip të juristëve të specializuar, që po ofrojnë asistencë ligjore në përgatitjen e dokumenteve për kundërshtimin e njoftimit të ZRrE-së.

OEK rithekson se nuk është vonë që ZRrE të pezullojë vendimin në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës, si dhe të sigurohet një qasje e drejtë dhe e barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në treg.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com