Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sërish mori kërcënim për jetën dhe sigurinë e saj personale.
“Janë nis me të vra k*** edhe shpijunat e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume”, thuhet në emailin kërcënues në adresë të presidencës.
Presidentja Osmani edhe javë më parë ishte kërcënuar përmes adresës zyrtare të presidencës.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruar në mesazhin e mëhershëm kërcënues.
Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm të kësaj vepre dhe se kanë caktuar një prokuror që do të merret me këtë rast.
