Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka vendosur që Ali Ahmeti të vazhdojë të udhëheqë partinë edhe për një mandat tjetër. Vendimi i marrë sot e rikonfirmoi atë si kryetar të partisë, ndërsa strukturat e reja të partisë janë po ashtu të njohura.
Arbër Ademi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Nebi Rexhepi është emëruar Sekretar Organizativ. Nënkryetarë të rinj janë Bujar Osmani, Faton Ahmeti (Tetovë), Erkan Arifi (Likovë), Arbana Pashollu (Dibër) dhe Arta Bilalli Zendeli (Gostivar).
Këshilli i ri i përgjithshëm i BDI-së ka zgjedhur gjithashtu anëtarët e Kryesisë Qendrore, me një përbërje që përfshin një numër të madh figurash të reja.
Në fjalimin e tij, Ahmeti theksoi se BDI ka përmbushur misionin e saj duke siguruar përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e vendit dhe duke luftuar për barazi.
