DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Efekti i vendimit për shtrenjtim të rrymës, pritet rritja e çmimit të kafesë

22 Prill 2025
A A
Efekti i vendimit për shtrenjtim të rrymës, pritet rritja e çmimit të kafesë
Share on Facebook

Pas vendimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të produkteve ushqimore. Por jo vetëm.

Pas këtij vendimi të ZRRE-së, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të kafes nëpër kafiteri.

Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie ka thënë se nga 1 maji, çmimi i kafesë pritet të rritet prej 1 euro në 1euro e 50 cent.

“Nuk është hera e parë që po shtrenjtohet rryma me këtë qeveri edhe qetash bajagi është një tarifë  koxha e naltë. Tek ne bizneset ka me ndiku ma shume ka mundësi që disa edhe do të shuhen se nuk munden me përballu. Rritja e çmimit të energjisë sigurisht që do të reflektoj edhe në rritjen e çmimeve të mënyve tona. Psh, kafeja nga 1euro tek ne do të shtrenjtohet në 1.50 cent”., tha Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie.

Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është duke u kundërshtuar në masë të madhe tash e pothuajse tre muaj nga qytetarët, bizneset, organizata joqeveritare si dhe nga vet presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Madje në shenjë pakënaqësie u organizuan edhe tri protesta, të cilat po vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.

Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë elektrike fillimisht kishte nisur nga muaji shkurt, prej kur kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë KOST, KEDS dhe KESCO dërguan në Zyrën e Rregullatorit për Energji një kërkesë për ndryshim të tarifave. Kjo gjë nisi të bëhej edhe më serioze kur kjo e fundit vlerësoi këtë kërkesë dhe tha se parashikon një rritje mesatare të tarifave për rreth 16%.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 788)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com