Televizioni DTV Media ka siguruar një video ekskluzive të një takimi që ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, kishte pasur me KFOR-in italian në vitin 2020, të cilët kishin shkuar me një inciativë që duket se kishte për qëllim bllokimin e Urës së Ibrit.
Bahtiri, siç shihet në video, kishte shkuar në takim më vonë, mëqë në ulësen e kryetarit shihet nënkryetari i asaj kohe, e që Bahtiri e kishte ndërprerë një takim të tij, më të kuptuar për këtë iniciativë.
Siç shihet në video, Bahtiri e kishte kundërshtuar ashpër iniciativën e KFOR-it, që duket se kishte qëllim bllokimin e Urës së Ibrit, madje, duke ua ndërprerë takimin pas vetëm 3 minutave.
Aty, Bahtiri u thotë atyre se “kjo nuk do të ndodhë kurrë në jetë. Shumë shkurt nuk do të jeni as ju aty, por të jetë ura e lirë, pikë. Për këto s’dua diskutim hiç”, u thotë Bahtiri, përfaqësuesve të KFOR-it italian.
