Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Deçan, pasi ka ekspozuar armën pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër.
Gjatë kontrollit, hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar te i dyshuari një pushkë ajrore si dhe një mjet të mprehtë, përkatësisht një brisk.
I arrestuari është shoqëruar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm ligjor.
Njoftimi:
Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’
Pejë, 5 shtator 2026
Stacioni Policor në Deçan, me datën 04.09.2026, ёshtё informuar nga viktima, pёr njё rast i cili ka ndodhur nё vendin e quajtur ‘Uji i Thartё’ nё Deçan, sipas viktimёs pas njё mosmarrёveshje qё kishin me tё dyshuarin, i dyshuari kishte ekspozuar armё.
Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, aty ёshtё takuar i dyshuari dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
• njё (1) pushkё ajrore
• një (1) mjet i mpreht (brisk)
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
