DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ekzekutohen paratë për librat

27 Gusht 2026
A A
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për tekstet shkollore
Share on Facebook

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoj se ka miratuar sot Katalogun Zyrtar të Teksteve Shkollore dhe ka ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Sipas MASh, mjetet janë transferuar në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që kanë përfunduar procesin e aplikimit dhe verifikimit përmes platformës eKosova.

Subvencionimi për tekstet shkollore në gjuhën shqipe është përcaktuar sipas klasave:

Klasat 1 dhe 2: 60 euro
Klasa 3: 65 euro
Klasa 4: 70 euro
Klasa 5: 80 euro
Klasat 6 dhe 7: 90 euro
Klasat 8 dhe 9: 100 euro
Katalogu përcakton çmimet finale të shitjes për secilin tekst shkollor, ndërsa këto çmime janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes.

Me publikimin e katalogut, prindërit mund të fillojnë blerjen e teksteve shkollore. MASh u ka bërë thirrje që gjatë blerjes të kontrollojnë nëse çmimet përputhen me ato të përcaktuara në katalogun zyrtar.

Ndërkohë, Inspektorati i Arsimit ka nisur monitorimin intensiv të pikave të shitjes deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa pas fillimit të mësimit do të kryhen verifikime edhe në shkolla për të parë nëse nxënësit janë pajisur me tekstet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 696)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 996)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com