Pas aksidentit tragjik të një dite më parë, ku vdiq Ermal Sherifi dhe një tjetër mbeti i lënduar, reagimet prekëse nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë munguar.Një nga shokët e punës së të ndjerit ka ndarë një mesazh emocionues, duke kujtuar Ermalin si një djalë të urtë dhe punëtor, me të cilin kishte bashkëpunuar në disa projekte.
“Në çdo situatë themi: ‘Të
Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi’, pa marrë parasysh formën në të cilën do të largohemi nga kjo botë. Të trishtuar dhe të mërzitur me aksidentin e djeshëm, ku si pasojë humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan. Kisha rastin të punoja me Ermal Sherifin në disa raste në punishtat tona, ku ai me kolegët e tij kryente montimin e vinçit. Ermali ka qenë djalë i urtë dhe punëtor. Në emrin tim dhe të kolegëve që kemi pasur rastin të punojmë me të, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi dhe lutemi që Allahu ta mëshirojë. Të lënduarve Allahu ua lehtësoftë dhe ua dhëntë shërim”, thuhet në mesazhin e tij.

