DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Emrat e rinj të rrugëve në veri, OVL-UÇK: Kundërshtojmë nderimin e figurave politike serbe

3 Qershor 2026
A A
Kryetari i OVL-UÇK-së: Protesta e radhës në Shkup, Hagës i përgjigjemi me zë të fuqishëm
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës, gjë që ka ngjallur pakënaqësi të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili i ka mbuluar shenjat, para se policia t’i hiqte mbulojat.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se kundërshtojnë çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës.

“OVL UÇK, kundërshton çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës. Plagët e luftës mbeten të hapura. Mijëra familje ende vajtojnë të vdekurit dhe kërkojnë të zhdukurit. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim. Pajtimi i ngritur mbi heshtjen ndaj krimeve nuk është aspak pajtim”.
Në reagim thuhet se plagët e luftës mbeten të hapura dhe se asnjë qeveri s’ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim.

“Është dorëzim. Kosova ka heronjtë e saj. Atyre u takon nderi që mbart kjo tokë. Kur vetë institucionet të cilave u është besuar sovraniteti qoftë edhe nëse shqyrtojnë nisma të tilla, ato dështojnë në qeverisje dhe tradhtojnë të gjallët bashkë me të vdekurit”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 560)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 316)
  • Opinione (42)
  • Showbiz (153)
  • Shpallje (1)
  • Sport (323)
  • TV (83)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com