Kandidati për deputet nga Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me rastin e fëmijës në Vushtrri, i cili mbajti një fjalim kundër opozitës në prani të Albin Kurti.
Në emisionin “N’Pikë” në DTV Media, Hoxhaj tha se një gjë e tillë nuk i përket një sistemi demokratik, duke e krahasuar me praktika të regjimeve të kaluara.
Sipas tij, raste të tilla kanë ndodhur në Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha, por jo në një shoqëri demokratike.
Hoxhaj theksoi se përdorimi i fëmijëve në diskursin politik dhe gjuha e përdorur në raste të tilla janë të papranueshme, duke shtuar se politika duhet të zhvillohet nga të rriturit dhe jo përmes përfshirjes së fëmijëve në përplasje partiake.
Ai e cilësoi ngjarjen si shqetësuese dhe bëri thirrje që debati politik të mbahet brenda standardeve demokratike dhe institucionale.
