Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një deklaratë në emisionin “N’Pikë” në DTV Media, Hoxhaj tha se sipas tij Kurti dhe Vetëvendosje janë pasuruar përmes importit të energjisë elektrike.
Ai pretendoi se vetëm gjatë vitit të fundit janë importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike, duke e cilësuar këtë si një nga skemat më të mëdha të korrupsionit në vend.
Hoxhaj shtoi se, sipas tij, përmes sektorit të energjisë “fitojnë zgjedhje” dhe financohen aktivitetet politike, përfshirë edhe prezencën në rrjetet sociale.
Ai e quajti mënyrën e menaxhimit të buxhetit dhe importit të energjisë si një skemë të rëndë korrupsioni, duke kërkuar llogaridhënie për institucionet përgjegjëse.
