Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë mesazhe të qarta për kryeministrin Albin Kurti lidhur me politikat energjetike dhe projektet e gazit.
Në një deklaratë në emisionin “N’Pikë” në DTV Media, Hoxhaj tha se sipas tij, çdo qëndrim kundër projekteve të gazit amerikan mund të sjellë pasoja serioze.
Ai përmendi se Kurti, sipas tij, në vitin 2021 kishte kundërshtuar një projekt të tillë, ndërsa shtoi se administratat amerikane kanë prioritet zgjerimin e investimeve në sektorin e gazit.
Hoxhaj gjithashtu komentoi një editorial të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë për mënyrën se si qytetarët duhet ta kuptojnë qëndrimin amerikan ndaj qeverisë aktuale.
