DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së mbrojtjes me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Pakistanin

16 Gusht 2026
A A
Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së mbrojtjes me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Pakistanin
Share on Facebook

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes të nënshkruar mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Në një intervistë për Al Jazeera-n, Erdogan tha se anëtarësimi i Kajros është një nga mundësitë që po shqyrtohen dhe se marrëveshja mbetet e hapur edhe për shtete të tjera.

Marrëveshja, e njohur si “Pakti i Mekës”, u nënshkrua nga Erdogan, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif. Sipas saj, një sulm i armatosur ndaj njërit prej vendeve nënshkruese konsiderohet sulm ndaj të trejave.

Erdogan tha se marrëveshja ka dërguar një mesazh të rëndësishëm ndërkombëtar, ndërsa zyrtarë pakistanezë kanë theksuar se ajo nuk duhet të shihet si një kopje e NATO-s apo si aleancë kundër një shteti të caktuar.

Gjatë intervistës, presidenti turk foli edhe për tensionet në rajon, duke theksuar rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe rolin e Katarit në përpjekjet diplomatike për ndaljen e luftimeve.

Sa i përket Sirisë, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin e vendit dhe la të kuptohet se mund ta vizitojë atë.

Për Gazën, ai deklaroi se Turqia nuk mund ta lërë vetëm territorin palestinez dhe se do të vazhdojë mbështetjen, ndërsa kritikoi vazhdimin e luftës nga Izraeli.

Erdogan shprehu shqetësim edhe për sulmet izraelite në Liban, duke thënë se gjatë takimeve me presidentin amerikan Donald Trump kishte ngritur nevojën për përfundimin e luftës.

Në raport me Bashkimin Evropian, Erdogan tha se anëtarësimi në BE nuk është më prioritet për Ankaranë, ndërsa për programin F-35 deklaroi se ka marrë një premtim nga Trump dhe pret që ai të zbatohet.

Turqia ishte përjashtuar nga programi F-35 në vitin 2019 pas blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 909)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com