DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ermonela Jaho sjell emocione në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë

18 Shtator 2025
A A
Ermonela Jaho sjell emocione në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë
Share on Facebook

Mes emocionesh, entuziazmit dhe duartrokitjeve të gjata është pritur sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, në koncertin e të mërkurës në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Artistja interpretoi me gjithë shpirt në koncertin e titulluar “Kur ndjenjat marrin zë”, ndërkohë që salla ishte mbushur plot me publik të zgjedhur: artistë e kolegë, aktorë, regjisorë, profesionistë të fushave të artit dhe të kulturës.

Me mjeshtëri, artistja solli pjesë të zgjedhura dhe arie nga repertori i muzikës klasike, të njohura botërisht.

U sollën për publikun edhe pjesë të pa interpretuara më parë në skenën shqiptare, ndërsa në sallë bëri përshtypje edhe prania e madhe e publikut të ri.

Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë” erdhi nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, dhe me pjesëmarrjen e korit dhe orkestrës së TKOBAP-së.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është ndër zërat më të njohur të muzikës klasike në botë. Me albumin e saj “Anima Rara” dalë në treg në shtator 2020, ajo ka marrë vlerësime të shumta. Ajo ka fituar mes të tjerash edhe çmimin “Artistja e huaj më e mirë” për vitin 2023, për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com