DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Eurodeputeti gjerman: Pres shkarkimin e ministres serbe, deklarata të tilla nuk mund të injorohen

17 Korrik 2026
A A
Eurodeputeti gjerman: Pres shkarkimin e ministres serbe, deklarata të tilla nuk mund të injorohen
Share on Facebook

Eurodeputeti gjerman nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Michael Gahler, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me spastrimin etnik të Kosovës, duke thënë se deklarata të tilla nga një zyrtare e një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalohen në heshtje.

Gahler ka kërkuar që Paunoviq të largohet nga detyra, duke vlerësuar se deklaratat e saj janë të papranueshme.

“Deklarime të këtilla nga një ministre e një vendi kandidat nuk mund të injorohen: më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq tha në një intervistë televizive se, sikur të kishte qenë në vend të Millosheviqit më 1998, ajo ‘do ta spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët’”, shkroi Gahler në platformën X.

“Pres që ajo të shkarkohet nga detyra”, ka shtuar eurodeputeti gjerman.

Deklaratat e ministres serbe kanë shkaktuar reagime të shumta edhe në nivel evropian. Komisioni Evropian ka dënuar këto deklarata, ndërsa reagimin më të ashpër e ka bërë komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

Ajo ka thënë se pas deklaratave të tilla “të tmerrshme” nuk mund ta imagjinojë që Paunoviq të vazhdojë të mbajë postin e ministres.

Pas deklaratave të saj, institucionet e Kosovës e kanë shpallur Snezhana Paunoviqin person “non grata”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 424)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com