DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Europol zbulon detajet e aksionit kundër mashtrimeve online, bastisje në gjashtë shtete, përfshirë Kosovën

3 Nëntor 2026
A A
Europol zbulon detajet e aksionit kundër mashtrimeve online, bastisje në gjashtë shtete, përfshirë Kosovën
Share on Facebook

Europol-i ka bërë të ditur detaje të reja për operacionin ndërkombëtar kundër një rrjeti të dyshuar për mashtrime me investime online, i cili dyshohet se ka pasur viktima në mbi 50 shtete të botës.

Përveç Kosovës, bastisjet janë zhvilluar edhe në Shqipëri, Qipro, Finlandë, Gjermani dhe Maqedoni të Veriut, në kuadër të një operacioni të koordinuar me mbështetjen e Eurojust-it.

Sipas njoftimit të Europol-it, gjatë aksionit të 3 nëntorit janë kontrolluar gjithsej 17 lokacione, janë sekuestruar mbi 100 serverë dhe janë arrestuar shtatë persona, me qëllim të ekstradimit në Gjermani.

Europol-i ka bërë të ditur se hetimi ka zbuluar një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se furnizonte grupe kriminale me platforma të rreme për tregtimin e investimeve.

Këto grupe dyshohet se operonin qendra thirrjesh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, përmes të cilave bindnin qytetarët të investonin kursimet e tyre.

Sipas Europol-it, viktimat fillimisht tërhiqeshin përmes reklamave mashtruese në internet, të cilat promovonin fitime të mëdha nga investimet në kriptomonedha, valuta të huaja dhe aksione.

Të dhënat personale të personave të interesuar për investime mblidheshin dhe më pas u shiteshin grupeve kriminale që menaxhonin qendrat e thirrjeve.

Operatorët i kontaktonin viktimat dhe u ofronin mundësi të pretenduara investimi. Fillimisht, atyre u kërkohej të transferonin shuma të vogla parash, ndërsa në llogaritë e tyre shfaqeshin fitime fiktive për të krijuar përshtypjen se investimi ishte i suksesshëm.

Më pas, përmes presionit psikologjik, viktimat nxiteshin të investonin shuma gjithnjë e më të mëdha. Kur kërkonin t’i tërhiqnin paratë, pagesat pengoheshin me arsyetime dhe vonesa të ndryshme, derisa mashtruesit ndërprisnin komunikimin.

Europol-i vlerëson se dëmet nga kjo skemë tejkalojnë katër milionë euro.

Hetimi kishte nisur në vitin 2022, pas ankesës së një çifti gjerman që nuk kishte arritur t’i tërhiqte paratë e investuara përmes një platforme online. Operacionet e mëparshme në vitet 2022 dhe 2025 kishin çuar në arrestime dhe sekuestrime të provave, të cilat ndihmuan në identifikimin e infrastrukturës së rrjetit.

Në operacionin e fundit, Europol-i dërgoi ekspertë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur hetimet digjitale dhe analizimin e materialeve të sekuestruara.

Në Kosovë, aksioni u konfirmua për Insajderin nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila bëri të ditur se operacioni po zhvillohej në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e të arrestuarve dhe rolin individual të tyre në skemën e dyshuar kriminale.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com