DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Faton Peci i reagon PDK-së

26 Maj 2025
A A
Faton Peci i reagon PDK-së
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kritikave të deputetit Naim Ismajli dhe PDK-së, duke thënë se qeveria aktuale ka funksionalizuar fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore dhe ka zgjidhur një problem të trashëguar ndër vite.

Ministri në detyrë Faton Peci, ka dhënë një përgjigje për RTK-në, duke thënë se kupton shqetësimin e z. Ismajli dhe partisë së tij, PDK.

Sipas tij, realiteti flet ndryshe. Thotë se për dallim prej tyre, të cilët me dekada e zvarritën ndërtimin dhe më pas ia vunë drynin, Qeveria Kurti 2 ka ofruar një zgjidhje konkrete.

Ai shton se qeveria Kurti e ka funksionalizuar Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore dhe e ka hequr përfundimisht njollën e zezë që rëndonte mbi Kosovën në sytë e Bashkimit Evropian.

Peci ka shtuar se nga rreth 400 mijë euro në vit, të shpenzuara për mirëmbajtje dhe asgjësim të mbetjeve jashtë standardeve, sot me rreth 600 mijë euro trajtojmë mbetjet shtazore, ruajnë ambientin dhe menaxhojnë në mënyrë të integruar gjithë zinxhirin veterinar.

Peci shton se është tejkaluar prapambetja 15 vjeçare me vetëm një vit reformë dhe zhvillim, duke e shndërruar ngecjen dhe krimin e së kaluarës në progres konkret për vendin

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 571)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com