DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Faton Peci reagon pas deklaratave të Daut Haradinajt: Nuk ua kam frikën!

16 Tetor 2026
A A
Faton Peci reagon pas deklaratave të Daut Haradinajt: Nuk ua kam frikën!
Share on Facebook

Kryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me rrezikun e gjakderdhjes dhe pretendimet se protestuesit që ndodheshin në sheshin e Prishtinës natën e 6 tetorit ishin të armatosur.

Në reagimin e tij, Peci përdor gjuhë të ashpër ndaj atyre që, sipas tij, po ushtrojnë presion ndaj institucioneve të drejtësisë dhe po tentojnë të krijojnë paralele me raste të tjera politike.

Ai ka kritikuar përpjekjet për të krijuar presion ndaj institucioneve të drejtësisë përmes paraqitjeve televizive.

Postim i plotë:

Paramendoni…çfarë kriminelash!

Paralajmërojnë gjakderdhje, tregojnë se kanë qenë të armatosur deri në dhëmbë, bejnë shantazh ndaj institucioneve e kërcënim direkt ndaj të zgjedhurve të popullit, ndersa nëpër studio të shitura e të shitshme televizive synojnë të krijojnë kauza e presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Thonë: ne ju vrasim, bile ja ku i kemi bombat, mandej nga frika e ndërhyrjes së mekanizmave të drejtësisë tentojnë të bëjnë paralele…një kryetar komune, ish-ministër, do të arrestohet sepse vëllai i një deputeti paska përfunduar në listën për fituesit e granteve (edhepse nuk ka përfituar asnjë cent).

Çfarë kriminelash!

Në ditët në vijim, sikur kam bërë gjatë krejt kohës si Ministër, do ta rishpalos prapë krimin e organizuar, abuzimet me pronat e zhvatjet që kanë ekzistuar në sektorin e Bujqësisë.

Do t’ju vizatoj ashtu si jeni: lakuriq.

Dhe, a e dini pse? Sepse, e para, edhe s’kam fije konsiderate për ju, edhe nuk ua kam frikën.

Dhe, e dyta – e më e rëndësishmja – unë e dua këtë Kosovë të bekuar, jo si plaçkë, por si vendi im i shenjtë, që nuk guxon të vidhet, të blihet e të shitet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com