DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

14 Tetor 2026
A A
Reagon Fatos Geci, shprehet pishman për gjuhën në Kuvend por prapë godet Thaçin: Përtej respektit për UÇK, s’mund të kem edhe për individë
Share on Facebook

Deputeti i VV-së, Fatos Geci ka njoftuar se do të bëjë ankesë për rastin e denoncimit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se për këtë rast do t’i drejtohet Kryeprokurorit të Shtetit

Sipas tij, deri sot nuk ka marrë asnjë informacion nëse, siç thotë, gazetari në fjalë është thirrur për t’u intervistuar lidhur me postimin e tij, pas të cilit, siç pretendon, ai dhe familja e tij ka marrë qindra kërcënime me jetë.

“Si deputet i Republikës së Kosovës, me përgjegjësi publike dhe me të drejtën për të kërkuar mbrojtjen e ligjit, sot do t’i drejtohem Kryeprokurorit të Shtetit me një ankesë zyrtare. Do të kërkoj sqarime se përse, edhe pas tri ditësh, nuk jam njoftuar për shqyrtimin e kallëzimit tim lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe shpifjen, si dhe pse nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka shkruar Geci në Facebook.

Deputeti i VV-së ndër të tjera tha se siguria e tij dhe e familjes së tij nuk është çështje politike.

“Nuk kërkoj privilegje për shkak të pozitës sime. Kërkoj që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë dhe që institucionet përgjegjëse të reagojnë me seriozitet ndaj çdo rasti që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Siguria ime dhe e familjes sime nuk është çështje politike. Është çështje e sundimit të ligjit dhe e përgjegjësisë institucionale”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com