DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin, lufta e Kosovës kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë

18 Shtator 2026
A A
Thaçi nga Haga: E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën politike
Share on Facebook

Gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) thekson në një koment se vendimi i Gjykatës Speciale të Kosovës kundër ish-udhëheqësit të kryengritësve kosovarë Hashim Thaçi ishte nga ana juridike vetëm fjala e parafundit. Një proces apelimi mbetet ende i hapur.

Megjithatë, duke marrë parasysh gjendjen e provave, duket mirë dhe e drejtë që Thaçi tani u dënua, shkruan FAZ.

Të paktën sipas nivelit të tanishëm të njohurive, duket pak e mundur që një apelim të përfundojë me lirim nga akuzat.

Nëse kohëzgjatja prej 25 vitesh burgim qëndron në një raport të arsyeshëm me dënimet për kriminelët serbë të luftës, kjo duhet të debatohet edhe në dritën e historisë.

Aktgjykimi nuk duhet të çojë në mjegullimin e përmasave historike të ngjarjeve në Kosovë më 1999.

FAZ shkruan, konflikti u nxit nga politika e Serbisë së Madhe e sundimtarit të Beogradit, Slobodan Milosheviq, i cili vdiq në vitin 2006. Forcat serbe të sigurisë kanë kryer krime pakrahasueshmërisht më të mëdha se ato që i ngarkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Për këtë arsye, gjykata bëri mirë që theksoi se në Hagë nuk ndodheshin përpara gjyqit as shqiptarët e Kosovës, as UÇK-ja dhe lufta e saj për pavarësi. Sepse ajo luftë, përballë shtypjes serbe, ishte sa e pashmangshme, ashtu edhe e drejtë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 257)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (187)
  • Sport (426)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com