DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Fëmijët nisën të luteshin” – Tmerr në avion e Air Canada, piloti pëson krizë në mes të fluturimit, lidhet nga pasagjerët

26 Qershor 2026
A A
“Fëmijët nisën të luteshin” – Tmerr në avion e Air Canada, piloti pëson krizë në mes të fluturimit, lidhet nga pasagjerët
Share on Facebook

Momente paniku janë regjistruar në bordin e një avioni të Air Canada, pasi një prej pilotëve pësoi një krizë epileptike gjatë fluturimit.

Ngjarja ndodhi në fluturimin AC7664, i cili ishte nisur nga Newark, New Jersey, me destinacion Nova Scotia në Kanada. Sipas mediave amerikane, gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur avioni nisi të shfaqte lëvizje të pazakonta, duke alarmuar pasagjerët dhe ekuipazhin.

Një pasagjer i tha ABC News se pa stjuardët të vraponin me nxitim drejt kabinës së pilotëve. Pak minuta më vonë, ata nxorën jashtë njërin prej pilotëve, i cili po përjetonte një krizë epileptike.

Sipas dëshmitarit, katër pasagjerë ndihmuan ekuipazhin për ta mbajtur pilotin nën kontroll, ndërsa ai ndodhej në gjendje të rënduar. “Për rreth 40 minuta u përpoqëm ta mbanim dhe ta qetësonim. Ishte një situatë vërtet e frikshme”, rrëfeu ai, duke shtuar se u përdorën edhe rripa sigurie për t’i imobilizuar krahët dhe këmbët.

Ndërkohë, oficeri i parë mori menjëherë kontrollin e avionit dhe kërkoi ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Bostonit. Avioni u ul në mënyrë të sigurt, ndërsa të 61 pasagjerët në bord zbritën pa lëndime.

Raportohet se piloti mbeti pa ndjenja për pjesën më të madhe të incidentit dhe nisi të rikuperohej vetëm pas uljes së avionit.

Një tjetër pasagjer tregoi se momentet e tensionit shkaktuan frikë të madhe mes udhëtarëve. Sipas tij, fëmijët e tij nisën të luteshin gjatë fluturimit, ndërsa ai shprehu mirënjohjen që ngjarja përfundoi pa pasoja tragjike.

Pas uljes, piloti u transportua nga ekipet e emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 739)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (389)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com