Një rast i dyshuar i dhunës në familje është regjistruar në Ferizaj mbrëmjen e 22 tetorit, rreth orës 22:30.
Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua dyshohet se është sulmuar nga një burrë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
