Analisti Fiton Dibrani, duke komentuar protestat dhe situatën e tensionuar politike në Shqipëri, ka vlerësuar se largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti mund të prodhojë pasoja të rëndësishme për vendin.
Sipas Dibranit, një prej problemeve kryesore të Shqipërisë është mungesa e një opozite që mund të ofrojë alternativë bindëse politike. Ai ka vlerësuar se protestat nuk kanë arritur të prodhojnë një lider të qartë që do të mund ta udhëhiqte revoltën qytetare drejt një objektivi të përbashkët.
Dibrani është ndalur edhe te raportet e pushtetit me drejtësinë, duke përmendur Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe çështjet që lidhen me kryeministrin Rama.
Ai tha se “SPAK është ndërtu për Edi Ramën, si Gjykata Speciale për Hashim Thaçin”.
Dibrani ka deklaruar se mundësia që kryeministri Edi Rama të përballet me drejtësinë dhe të përfundojë prapa grilave e bën situatën politike edhe më të paparashikueshme.
Sipas Dibranit, mundësia që Edi Rama të përballet me pasoja të rënda ligjore në të ardhmen, si dhe përpjekjet që ai ia atribuon kryeministrit për t’iu shmangur një skenari të tillë, e bëjnë situatën politike në Shqipëri edhe më të paparashikueshme.
Në këtë kontekst, analisti ka vënë në pah se ndërthurja e krizës politike, mungesës së një alternative të qartë opozitare dhe përballjeve me drejtësinë mund ta bëjë të ardhmen e Shqipërisë më të ndërlikuar.
