DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Fitore Pacolli e raportoi për ngacmim përmes telefonit, dërgohet në mbajtje qytetari që e konfrontoi atë ditë më parë – Detaje nga Policia

30 Korrik 2025
A A
Fitore Pacolli e raportoi për ngacmim përmes telefonit, dërgohet në mbajtje qytetari që e konfrontoi atë ditë më parë – Detaje nga Policia
Share on Facebook

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka denoncuar në polici Hazir Hoxhën, pasi sipas saj ai e ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se pas identifikimit ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar  në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin. Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit  është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka thënë Pllana .

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha, po ashtu ishin përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.

Pacolli kishte kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i ishte përgjigjur duke i thënë se ai është misioar dhe jo mercenar.

“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mosmë ofendo..”, ka thënë Hoxha në Tëvë1.

Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 960)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com