Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu në adresimin e saj të fundit iu drejtua diasporës ku iu bëri thirrje të votojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në videon e Haxhiut e cila është realizuar në Zyrën e Presidencës shihet se është hequr flamuri dardan të cilin e mbante ish-presidentja Vjosa Osmani.
Deri më tani Haxhiu të gjitha takimet i ka zhvilluar me prezencën e atij flamuri.
Nuk dihet akoma nëse flamuri është larguar përkohësisht dhe pse Haxhiu ka vendosur të veprojë në këtë formë.

