DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Flet gruaja simbol e eksodit të Kosovës: Si na ndihmoi UÇK-ja të shpëtonim

19 Shtator 2026
A A
Flet gruaja simbol e eksodit të Kosovës: Si na ndihmoi UÇK-ja të shpëtonim
Share on Facebook

Sherife Luta, gruaja simbol e eksodit të Kosovës gjatë luftës, ka folur pas aktgjykimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në atë kohë, Luta ishte 22-vjeçe dhe mbante në gji vajzën e saj 6-muajshe, Besën.

Luta tha se ndihet shumë keq për lajmin nga Haga. Ajo rrëfeu edhe momentet e largimit nga shtëpia, duke kujtuar ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë arratisjes.

“Ndihem shumë keq, një lajm shumë i keq më ka ardhur atë ditë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Më 8 mars jemi detyruar me dalë nga shpia me dhunë, se forcat serbe na detyruan me dalë nga shtëpia. Ushtria jonë Çlirimtare na ndihmoi të largohemi dhe na tha që të ikim, sepse do të luftohej me serbët. Ikëm nga fshati Ivaj drejt Kaçanikut dhe aty ishim të rrezikuar, se na ndaluan forcat serbe gjatë rrugës. Me ndihmën e OSBE-së dhe Ushtrisë tonë shpëtuam. Ishte një udhëtim shumë i gjatë, 24 orë. Ka qenë e vështirë, me ndihmën e Ushtrisë tonë dolëm dhe u larguam nga fshati”, u shpreh Sherife Luta në “Euronews”.

Ajo u shpreh se për të UÇK-ja është ushtria që ka ndihmuar Kosovën dhe që, sipas saj, i ka sjellë lirinë. Luta tha se fotografia e saj me vajzën Besën i kujton kohën e luftës, ndërsa sot vajza e saj e kujton dhe e kupton atë periudhë.

“UÇK-ja është për mua ushtria që na ka ndihmuar shumë, e ka ndihmuar Kosovën dhe na ka sjellë lirinë. Fotoja më kujton kohën e luftës. Besjana tani e përkujton luftën dhe e di dhe e kupton edhe ajo. Kurrë nuk harrohet kjo deri në momentin e vdekjes. Ata njerëz që kanë përjetuar ato që na ka bërë Serbia, nuk harrohen”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com