DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Flokëtaret irritohen nga deklarata e Konjufcës për “frizerkat”

20 Maj 2026
A A
Flokëtaret irritohen nga deklarata e Konjufcës për “frizerkat”
Share on Facebook

Një deklaratë e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca gjatë një tubimi të Vetëvendosjes me qytetarë në Ferizaj lidhur me flokëtaret, të njohura në popull si “frizeret”, ka irrituar disa nga ushtrueset e këtij profesioni.

Kjo, meqë Konjufca flet paksa me përqeshje për këtë profesion, ani se e pranon të jetë një ndër drejtimet e reja të mësimit dual në Kosovë.

Flokëtarja Ardiana Salihu – Uka thotë se fjala e përdorur është ofenduese.

“Nuk është e drejtë, jo vetëm profesioni jonë, po asnjë fjalë derogative nuk është e drejtë. Unë mendoj që, në çdo person që është profesionist, ai duhet me u sjellë në mënyrë profesionale gjatë kryerjes së punës së vet….Edhe po, përdorimi i këtyre termave derogativë nuk është profesionale, tingëllon shumë joprofesionale. Është vendi edhe koha kur përdoren shakatë, kur përdoren terma derogativë, kur përdoren fjalë ofenduese. Nuk mendoj që është në rregull të përdoren fjalë ofenduese“, tha Salihu – Uka.

E një parukiere tjetër, Naile Sheholli – Kokollari, pronare e studios së bukurisë “Te Shehollkat”, thotë se me këtë fjalor, ky profesion është injoruar e përqeshur.

“Më ka dukur se është shumë, domethënë, sikur e kanë injoruar këtë profesion, sikur e kanë përqeshur. Meqenëse, profesioni frizer është art, është punë, është dinjitet, është përkushtim. Edhe, nuk e di sesi do t’i kishte dukur ai panel ose një studio televizive po mos të ishin frizerët. E kështu që, nuk e besoj që është mirë, me u ofenduar si profesion”, tha Sheholli – Kokollari.

Pas kësaj situate, kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës aludohet se po I jepet epiteti i “frizerkës” ka publikuar një fotografi në ambiente të një studioje bukurie, duke potencuar se vetëm puna e dërgon Kosovën përpara dhe asnjë grua që punon nuk duhet të jetë një objekt i përqeshjes, përfshirë këtu edhe parukieret.

Me një postim nga salon parukerie reagoi edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, e cila theksoi se është e papranueshme që politikanë “t’i denigrojnë me gjuhë përçmuese njerëzit që fitojnë bukën me punë të ndershme”.

Pasi që në rrjet u aludua që ky koment iu drejtua Vjosa Osmanit, vetë Konjufca përmes një postimi potencoi se asnjë diskutim i tij nuk ka pasur të bëjë me Osmanin.

Sipas tij, gjatë këtij tubimi “një pseudogazetar” e ka përdorur termin ‘frizere’ dhe e ka penguar kjo formë e qasjes dhe ia ka sqaruar se shumë vajza e gra e ushtrojnë këtë profesion në formë fisnike.

Mes tjerash, ai tha se kishte shpjeguar se ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga Qeveria e Kosovës.

Në videon që qarkullon në medie, personi që inicon reagimin përqeshës të Konjufcës, nuk shihet të jetë duke u prezantuar si gazetar, por me veshje e prani, duket të jetë një qytetar dhe përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 877)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com