Kandidati për deputet nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka komentuar mënyrën e jetesës në lagjet elitare të Prishtinës, duke përmendur Marigona Hill dhe Marigona Residence.
Në një deklaratë në DTV Media, Krasniqi tha se këto zona kanë standard të lartë jetese, duke i krahasuar me vendet skandinave.
“Është si me shku me jetu në Norvegji, veç që është më afër Prishtinës,” u shpreh ai, duke folur për rregullimin urban dhe kushtet e banimit në këto lagje.
