DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

FSK-ja në Gaza krah ShBA-së, Kupchan: Kosova s’është vetëm aleate besnike, por edhe aktive

3 Maj 2026
A A
FSK-ja në Gaza krah ShBA-së, Kupchan: Kosova s’është vetëm aleate besnike, por edhe aktive
Share on Facebook

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, vlerëson se misioni i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese mbetet ende “i papërcaktuar”.

Sipas tij, nuk dihet qartë se çfarë roli do të kenë trupat dhe nëse ato do të angazhohen edhe në çarmatosjen me forcë të Hamasit – një situatë që, siç thotë ai, mund t’i ekspozojë seriozisht ndaj rrezikut në terren, shkruan REL.

Megjithatë, për Kosovën, Kupchan e minimizon rrezikun, duke e përshkruar misionin e saj si të kufizuar në përmasa dhe kryesisht simbolik.

“Do të thosha se nuk ka shumë rreziqe serioze, përveç mundësisë që ndonjë ushtar të lëndohet ose të vritet gjatë misionit, si dhe mundësisë së një reagimi politik kundër këtij angazhimi. Në përgjithësi, ky është një kontribut me rrezik të ulët”, thotë Kupchan për Exposenë.

“Ideja është që Kosova po synon të tregojë se nuk është vetëm një aleate besnike, por edhe një aleate aktive – një vend që është i gatshëm të bëjë sakrifica me gjak dhe me mjete për të kontribuar në të mirën e përbashkët. Qëllimi nuk është vetëm të dëshmojë gatishmërinë për të kontribuar, por edhe të krijojë mirëbesim që mund t’i shërbejë në të ardhmen, kur ajo të ketë nevojë për mbështetje ndërkombëtare, sidomos në proceset e anëtarësimit në BE apo në NATO”, thotë Kupchan.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 134)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com