DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

FSK-ja për here të parë pjesë e ushtrimit “Shpata e artë 2025”

11 Qershor 2025
A A
FSK-ja për here të parë pjesë e ushtrimit “Shpata e artë 2025”
Share on Facebook

Më 9 dhe 10 qershor, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës e kanë zhvilluar stërvitjen e përbashkët “Shpata e Artë 2025”, në Kampin “Vrella” në Prishtinë.

Në njoftimin e Misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, thuhet se aty për herën e pare mori pjesë në këtë ushtrim, për herë të parë në disa vite, në përputhje me mandatin e saj origjinal, përmes trajnimit mbi trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

“Ushtrimi “Shpata e Artë” demonstroi integrimin dhe ndërveprimin e arritur midis kontingjenteve, komponentëve dhe aseteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe aftësinë për të bashkëpunuar dhe koordinuar në menaxhimin e situatave të krizës me reaguesit e tjerë të sigurisë të pranishëm në Kosovë. Uniteti i qëllimit dhe përpjekjes është thelbësor për arritjen e objektivave, dhe në këtë rast, për të qenë i gatshëm të adresojë çdo sfidë që mund të rrezikojë stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë” – tha Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani .

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 236)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com