DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

14 Tetor 2026
A A
Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë
Share on Facebook

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, për shkak të mungesës së saj në mbledhjen e Qeverisë ku u themelua grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi, Musliu ka thënë se shkarkimi i Gërvallës nga kabineti qeveritar duhet të jetë i menjëhershëm dhe i padiskutueshëm.

Sipas deputetes së PDK-së, ministrja e Drejtësisë kishte munguar edhe në ditën kur ishte votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.

Musliu ka vlerësuar se mungesa e ministres në momente të tilla nuk është thjesht mungesë në një mbledhje, por, sipas saj, dëmton besueshmërinë e angazhimit shtetëror për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Një çështje kaq e ndjeshme kërkon përgjegjësi”, ka shkruar Musliu, duke shtuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore.

Në fund të reagimit të saj, deputetja e PDK-së ka akuzuar Gërvallën se ka zgjedhur të jetë “në anën e kundërt të historisë”, duke përsëritur kërkesën për shkarkimin e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com