DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ganimete Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president

9 Shtator 2026
A A
Musliu – Haxhiut: Zor është me na shti në kurth mu ose Haradinajn, krahasimi me të është nder
Share on Facebook

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, në rast të lirimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Musliu tha se në rrethana normale, kthimi i Thaçit në Kosovë pas një lirimi do të duhej të shoqërohej me një akt solemn dhe unanim nga skena politike dhe sipas saj, të zgjidhje president.

“Ta jem komplet e sinqertë edhe me ju edhe me teleshikuesit. Në rrethana normale, një shtet normal që e di vlerën e shtetit, vlerën e historisë, peshën institucionale, vetë fakti që presidenti Thaçi e lëshon Presidencën, del në konferencë për shtyp, jep dorëheqje, shkon paraqitet në organet e drejtësisë, bashkëpunon me organet e drejtësisë, shkon në Hagë, do duhej një shtet normal që minimalisht ta përmbushte një akt, gati solemn, dhe unanimisht me dal si sferë politike dhe me thënë që po, do të zgjidhet Hashim Thaçi president më 16, kur ai ta shkelë tokën e Kosovës i lirë”, u shpreh Musliu.

Ajo theksoi se, sipas saj, Kosova aktualisht nuk po funksionon si një shtet normal dhe se për këtë arsye mbetet vetëm pritja për zhvillimet në Hagë.

“Në rrethanat që jemi aktualisht dhe duke e pasur parasysh që ne nuk jemi duke funksionuar si një shtet normal, fatkeqësisht, dhe këtë duhet ta themi dhe ta pranojmë, unë them se krejt çka mundemi me bë është që ta presim 16 shtatorin me bindje e me besim të plotë e me shpresë të madhe që përfundimisht në atë Gjykatë të triumfojë drejtësia”, deklaroi ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 654)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com