DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

GAP: Kosova përballet me deficit rekord tregtar dhe varësi të lartë nga importi

14 Janar 2026
A A
GAP: Kosova përballet me deficit rekord tregtar dhe varësi të lartë nga importi
Share on Facebook

Sipas Institutit GAP, të dhënat mbi tregtinë e jashtme të Kosovës tregojnë një varësi shumë të lartë nga importi, duke e renditur vendin ndër ekonomitë me raportin më të pafavorshëm import–eksport në Evropë.

Analiza e periudhës 2015–2025 tregon se importet janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, duke arritur në rreth 7 miliardë euro në vitin 2025, ndërsa eksportet kanë mbetur në nivele dukshëm më të ulëta, nën 1 miliard euro.

Si rezultat, deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm, duke arritur një nivel rekord prej rreth 6.1 miliardë euro në vitin e fundit.

Thellimi i deficitit pas vitit 2020 vërehet si një prirje shqetësuese, e cila reflekton kapacitete të kufizuara prodhuese dhe konkurruese, si dhe varësi të madhe nga mallrat e importuara.

Në periudhën janar–tetor 2025, raporti import–eksport i Kosovës ishte rreth 7.8 euro import për çdo 1 euro eksport, dukshëm më i pafavorshëm krahasuar me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian.

Kjo e bën ekonominë e vendit më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, përfshirë rritjen e çmimeve dhe paqëndrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.

Instituti GAP vlerëson se kjo situatë nxjerr në pah nevojën për politika zhvillimore më aktive, rritje të prodhimit vendor, mbështetje për eksportuesit dhe tërheqje të investimeve në sektorë me vlerë të shtuar, në mënyrë që të frenohet thellimi i mëtejmë i deficitit tregtar dhe të sigurohet zhvillim ekonomik i qëndrueshëm.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com