Sipas njoftimit zyrtar, Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë ndaj disa shoferëve ka ndërmarrë veprime ligjore pasi janë hasur duke kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut më 13.06.2026.
Në rrugën “Agim Binak Qelaj” , policia ka identifikuar dy kundërvajtës që po zhvillonin gara shpejtësie.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba individuale në vlerë prej 500 euro, si dhe nga 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse me kohëzgjatje 12 muaj.
Ndërkohë, një tjetër shofer është ndëshkuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 116 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 40 km/h.
